1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vjosa Osmani: Meritë e uljes së rasteve me COVID-19, është ligji për pandeminë

Rekomandime

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë, Aarne Sannes Bjornstad.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, gjatë këtij takimi është biseduar për çështje të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin parlamentar por edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.Gjithashtu u tha se votimi i Ligjit për Pandeminë, i propozuar nga Osmani ka dhënë efektet e menjëhershme në uljen e rasteve me COVID-19.

“Ata diskutuan për efektet e menjëhershme pozitive pas hyrjes ne fuqi të Ligjit për parandalimin luftimin e pandemisë COVID-19, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësim të situatës dhe rrjedhimisht duke zvogëluar numrin e rasteve të infektuara”, thuhet në njoftim.Kryetarja e Kuvendit në këtë takim ka kërkuar transparecë të plotë të procesit të dialogut si dhe mos hapjen e çështjeve tashmë të mbyllura në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kryetarja Osmani potencoi si të domosdoshme nevojën për transparence të plotë përgjatë tërë këtij procesi e sidomos respektimin e zotimeve të dhëna para Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës. Sipas Kryetares Osmani, nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut, mirëpo, është gabim serioz që po hapen çështje tashmë të mbyllura ndër vite si dhe po diskutohen çështje të rregullimit të brendshëm që tashmë janë shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në vend.

- Advertisement -

Në këtë drejtim, Osmani theksoi që: ‘Legjitimiteti, përgatitja, përvoja dhe arritja e unitetit politik janë formula e vetme për sukses në dialog”, vazhdon tutje njoftimi.Në fund theksohet se të dy palët u dakorduan që është tejet e rëndësishme që tërë ky proces të kalojë përmes Kuvendit .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit