18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Yllka Gashi: Baca Adem sot na paska lanë fizikisht po veprat e tij do t’jenë t’pavdekshme

Rekomandime

Aktorja, Yllka Gashi ka përkujtuar të ndjerin Adem Mikullovci.Me një postim në Facebook, ajo shkroi disa fjalë për të, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, Yllka Gashi tregoi një histori se si e kishte marrë një rol që ia ka besu Adem Mikullovci.

POSTIMI I PLOTË I AKTORES PA NDËRHYRJE:

‘Adem Mikullovci ma pat besu njanin ndër rolet e para televizive n’karrierë n’filmin “Hijet e luftës” para 20 vjetve. Korrekt, konkret, fjalë pak e punë shumë! Ndër t’vetmit që menjëherë mas përfundimit të xhirimeve,t’ka falenderu për bashkëpunim e ta ka pagu honorarin pa t’lanë me pritë me javë, muaj e besa edhe vite me e marr pagesën për punën që e ke ba!Baca Adem, ia dedikoi Kosovës e publikut shqiptar krejt jetën e artin e tij. Sot na paska lanë fizikisht po veprat e tij do t’jenë t’pavdekshme!

- Advertisement -

Falemnderit baca Adem!
T’pushoftë shpirti n’qetësi!
Ngushëllime familjes, kolegëve, e krejt publikut shqiptar!’ Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit