Njeriu me fat, padyshim ka qenë Shkëlqim Berisha, që njihet si “Tigri” i Deçanit dhe që merret me sporte ekstreme!
Ai në bjeshkët e Deçanit, duke tentuar që me xhip të bëj akrobacione, fatkeqësisht rrotullohet me xhip dhe fatmirësisht shpëtoi pa asnjë ther në këmbë.
“Tigri i Deçanit’, përkundër thirrjeve apo vërejtjeve, ai rrezikoi dhe vendosi të sfidojë veten, por nuk i shkoi ashtu si kishte planifikuar, rrokullisja ka tmerruar të tjerët, por kur e vërejtën se nuk ka asnjë lëndim, të gjithë u gëzuan.
Ndryshe, Shkëlqimi është babai i hendbollistes Alberina Berishës.