22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Futbollisti rus bën shqiponjën dykrenare, nervozon serbët

Rekomandime

Reprezentuesi rus, Fedor Smolov ka zgjuar reagime të medieve serbe duke u shfaqur në fotografi duke krijuar shqiponjën në paralajmërimin e ndeshjes me Serbinë.

Në fotografinë e publikuar së bashku me kalendarin e ndeshjeve të ardhshme të Rusisë, para duelit të mbrëmshëm në Ligën e Kombeve kundër Serbisë, shkruan “Alo”, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Nga Rusia janë sqaruar se postimi nuk ka të bëjë me prapavijë politike, mirëpo prapë janë zgjuar reagime nga mediet serbe.“Ky është simbol i shqiponjës së shqiptarëve. Është simbol i gjenocidit ndaj serbëve. Zot, kush ua dha këtë ide në mendje dhe atë në ditën e ndeshjes ndaj Serbisë”, shkroi një rus në rrjetet sociale.

Kishte edhe reagime të tjera.“A janë të ndaluar rusët të tregojnë një shqiponjë dykrenare e cila është një simbol i trashëgimisë bizantine dhe krishterimit ortodoks?”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit