Kelmendi: Nesër nënshkruhet marrëveshja finale, Trump do të jetë pjesë e takimit!

    0
    125
    Adriatik Kelmendi

    Sot ka përfunduar raundi i parë i takimeve mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuciqit, në Washington.

    Gazetari, Adriatik Kelmendi po qëndron atje ku bën me dije se nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja ekonomike e cila nuk përfshin njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, shkruan Kosova ime.

    Sipas tij, aty janë parashikuar katër drafte.

    Ndër të tjera, pjesë e takimit të nesërm sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

    “Nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja, janë pajtuar të dyja palët për draftin përfundimtar”.

    “Siç mëson Klan Kosova, ka pasur katër drafte që janë diskutuar, drafti i parë ka qenë që ndoshta do të përfundonte gjithçka në procesin e dialogut Kosovë-Serbi më njohje reciproke e cila gjë ka qëndruar e shkruar, por pastaj ka pasur edhe drafte të tjera”.

    “Janë diskutuar edhe tri drafte të tjera derisa palët kanë rënë përfundimisht në dakordancë për draftin e katërt në të cilin mbetet çështja puro ekonomike”.

    “Sipas të gjitha gjasave, në Shtëpinë e Bardhë pritet që këtë ta prezantojë si sukses vet presidenti Donalt Trump në praninë e të dyja palëve”

    “Si në çdo negociatë tjetër kë disa drafte që qarkullojnë, drafti i dakorduar është final i cili do të merret vetëm më çështjet e zhvillimit ekonomik siç e kishin paralajmëruar palët – pra arritjen e marrëveshjes ekonomike si hapje e rrugës për një marrëveshje të përgjithshme me njohje reciproke”.

    “Në draftin e parë është përmendur njohja e ndërsjellë. Kësaj radhe do të mbetet vetëm tek çështja ekonomike”.

    “Burimet e Klan Kosova thonë se ka pasur një prani të Ivanka Trump në takim – kjo për të tregfuar se sa seriozisht e ka marrë Shtëpia e Bardhë një marrëveshje të tillë”.

    “Nesër do të ndodhë ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes”

    Pas takimit edhe Hoti ka thënë se nesër pritet të finalizojnë diskutimin që patën sot.

    Ai ka thënë se e kanë bërë një progres në cështjet ekonomike dhe se as nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve.

    Poashtu edhe këshilltari i presidentit Donald Trump për siguri kombëtare, Robert O’Brien ka folur pas takimit.

    Ai ka thënë se palët kanë shënuar progres dhe se bisedimet do të vazhdojnë nesër.

    “Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Ata bënë progres real sot. Faleminderit DFCgov, MCC gov dhe EximBankUS për pjesëmarrjen. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, tha Robert O’Brien.