0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

VV për deklaratën e Thaçit për Asociacionin: Ai është baba i “Zajednicës”, e jo kundërshtar i saj

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur pafytyrësi të presidentit Hashim Thaçin, cilësimin si të rrezikshme dhe të dëmshme idenë e diskutimit për Asociacionin e komunave serbe nga kryeministri Avdullah Hoti në Bruksel.

- Advertisement -

Përmes një reagimi në Facebook, VV ka kujtuar se një rezolutë e tillë është votuar qysh në muajin mars.

Kjo parti ka kërkuar nga Thaçi që para se të paraqesë Asociacionin si rrezik, të japë përgjegjësi për marrëveshjet e mëhershme.

“Nëse ‘Zajednica paraqet rrezik për Republikën e Kosovës, gjë që është krejt e vërtetë, atëherë Presidenti Thaçi duhet të bëjë së paku tre gjëra: të distancohet dhe marrë përgjegjësi për marrëveshjen e prillit 2013, që është themeli i ‘Zajednicës’ që e nënshkroi si Kryeministër; të marrë përgjegjësi për ‘Zajednicën’ e gushtit 2015 të nënshkruar nga Kryeministër Isa Mustafa i shoqëruar nga vet Hashim Thaçi si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe garantonte se ajo ishte në përputhje me Kushtetutën ndërkohë që më vonë doli se ajo e shkelë atë në së paku 23 nene të saj; dhe, të japë përgjegjësi për nënshkrimin e tij në letrën ku FSK-së i ndalohet kalimi në veri të vendit”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

- Advertisement -

Vetëvendosje e ka cilësuar këtë si shtirje të Thaçit “vetëm sa për të mbetur edhe pak në skenën politike”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit