7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

FBI e zë keq në Rusinë në veprime të ulëta ndaj Joe Biden

Rekomandime

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (Federal Bureau of Investigation) në Shtetet e Bashkuara, Christopher Wray, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se Rusia vazhdon përpjekjet që të ndikojë në zgjedhjet e SHBA-së dhe se qëllimi i saj kryesor është të “denigrojë” kandidatin për president të Partisë Demokratike, Joe Biden.

- Advertisement -

Wray tha gjatë dëshmisë para Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve më 17 Shtator se Rusia qëndron pas “ndikimit malinj të huaj” që synon të dëmtojë fushatën e Bidenit përmes mediave sociale, atyre shtetërore dhe formave tjera online.

Moska gjithashtu përdor këto platforma në përpjekjet e saj për të minuar atë që e sheh si një strukturë anti-ruse në SHBA, tha Wray.

Drejtori i FBI-së shtoi se shqetësimi i tij më i madh ishte që një “fushatë e dezinformimit” do të çonte në një humbje të besimit në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, në të cilat do të garojnë, Biden dhe presidenti aktual, Donald Trump.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit