16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, dikush në AAK pajtohet me deklaratën e Albin Kurtit

Rekomandime

Deklarata e djeshme e kreut të LVV-së, Albin Kurti, për Liqenin e Ujmanit ka ngritur reagime të shumta.

I pari i Vetëvendosjes tha dje përmes një shkrimi në Facebook se Ujmani nuk është ujë, por tokë.

- Advertisement -

“Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, ka deklaruar Kurti.

Me këtë deklaratë të shefit të LVV-së është pajtuar sot nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Ai ka shkruar se nuk pajtohet me Kurtin kur thotë shumë gjëra, por pajtohet me të kur deklaron se Liqeni i Ujmanit para se të bëhej liqen ishte tokë.

- Advertisement -

“Në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut, jo në historinë gjeologjike të planetit”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit