1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Valë arrestimesh në Kroaci, deputetë e biznesmenë përfundojnë në pranga për korrupsion

Rekomandime

Kroacia është në këmbë nga ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin. Që nga pasdita e djeshme janë kryer disa arrestime dhe kanë filluar hetime ndaj zyrtarëve të lartë shtetëtorë dhe biznesmenëve të njohur atje.

Politikanë të lidhur me pushtetin dyshohet se janë të përfshirë në krime ekonomike, tendere, ndërtime, tregti dhe marrje ryshfeti. Për këtë, sot në mëngjes është mbledhur parlamenti kroat.

- Advertisement -

Kryetari i Komunës Velika Gorica që është deputet i partisë HDZ (Parti në pushtet) Drazhen Barishiç, dhe deputeti i partisë tjetër SDP Vinko Grgiç kryetar i Komunës së Nova Gradishta janë të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive të manipulimit me tenderë publikë.

Parlamenti ua ka hequr imuntetetin tre politikanëve,Barisic, Grgic dhe Puljasic, shkruan Indeksonline.

Njëri është anëtar i partisë HDZ, ndërsa tjetri i SDP. Me këtë veprim ka ndodhur edhe një precedent në parlament ngase kurrë nuk ka ndodhur që imuniteti i tre deputetëve të hiqet brenda një ditë.

- Advertisement -

Pas heqjes së imunitetit, pritet arrestimi i tyre gjatë ditës së sotme. Imuniteti parlamentar i Barisiq është hequr me 121 vota pro dhe një abstenim, ndërsa i Grgic dhe Puljasic me 123 vota pro dhe dy abstenime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit