7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Publikohet pamjet kur Arkani me bandën e tij grabisnin bankën në Suedi

Rekomandime

Fotografi të marra nga pamjet e sigurisë së bankës e cila u grabit në vitin 1979 nga Zeljko Raznatovic i njohur si Arkani, kanë rrjedhur nga arkivat e policisë suedeze, 40 vjet pas ngjarjes.

Fotot janë publikuar nga portali Antena M dhe sipas Interpolit, banda e Arkanit kreu dy grabitje të njëpasnjëshme në Suedi (Stokholm dhe Gothenburg) në atë kohë dhe më pas u arratis për në Holandë. Ata u arrestuan atje në tetor të po atij viti.

- Advertisement -

Policia suedeze deklaroi se përveç Arkanit, në bandë përfshiheshin Karlo Fabijani dhe Slobodan Kole Kostovski.

Për Karlo Fabianin deklarojnë se ai në të vërtetë ishte Giovanni Di Stefano i cili në fillim të viteve 1990 u shfaq në shoqërinë e Arkanit në Beograd si një biznesmen me reputacion të dyshimtë, gjasmë pronar i studios “Metro Goldvin Mayer” dhe Radios popullore “Penguin”.

- Advertisement -

Ndërsa 66-vjeçari Kostovski, i lindur në Novi Pazar (Serbi), ka vazhduar karrierën e tij të trazuar kriminale.

Sipas mediave holandeze, vitin e kaluar ai u arratis nga burgu i Brazilit ndërsa merrte trajtim mjekësor.

- Advertisement -

Ai u dënua me 19 vjet atje për trafikim të kokainës, dhe Interpol lëshoi një urdhër arrestimi të “kuq” për të.

Arkani u vra në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90.

Ai njihej për karrierën e tij si kreu i një grupi të krimit të organizuar, që kishte kryer grabitje në Suedi, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani. Pavarësisht lidhjeve me vrasjet dhe krimin e organizuar, familja e tij ka shijuar një stil luksoz jetese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit