Policia e Kosovës po kryen një aksion të suksesshëm në Karaçevë.
Pasi kanë arrestuar dhjetëra persona, Indeksonline mëson se pas pak pritet të fillojë rrënimi i disa objekteve ilegale në këtë zonë.
Ky vendim është marrë pasi në vendngjarje kanë arritur edhe zyrtarë të doganës, ATK-së dhe inspektoriatit.
Qindra policë kanë vënë situatën nën kontroll dhe aksioni po vazhdon me sukses në Karaçevë. Indeksonline mëson se në këtë aksion ka edhe Policë të arrestuar.