15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Elvis Naçi: Kemi mbledhur 6 milionë e 370 mijë Euro, synojmë 10

Rekomandime

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit themeluesi i fondacionit Firdeus, Elvis Naçi u shpreh se paratë e mbledhura deri tani arrijnë deri në 6 milionë e 370 mijë euro.

- Advertisement -

Sipas tij këto para do të shkojnë për të rindërtuar Thumanën, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti në 26 nëntor.

Naçi tha duke parë trendin synojnë të mbledhin në fond prej 10 milionë eurosh.

Por ai theksoi se nëse do jepet mundësia do të dalin edhe në zona të tjera përtej Thumanës.

- Advertisement -

“Fondacioni “Firdeus” ka mbledhur 6 milion 370 mijë euro, synojmë të shkojmë drejt 10 milionë euro. Në kohën që do të marrim sinjalin e parë për të ndërtuar do të fillojmë. Për banorët e Thumanës e kemi mbledhur atë fond specifikisht, por nëse do të mbetet më tepër do të kalojë për të prekurit e tjerë.

Pasi të bëhet projekti i madh do duam të ndërhyjmë, për arsye se ka firma ndërtimi, si ato kosovare, që duan të japin kontributin e tyre. Ne si fondacion do të shkojmë për një lloj amaneti, do mundohemi që një amanet ti shkoj atyre që iu takon”, shprehet Naçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit