0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

VIDEO – Momenti kur ministrat e AAK-së votojnë kundër rrogës së Skender Hysenit

Rekomandime

Ministrat e AAK-së në qeverinë Hoti vazhdojnë të kenë probleme me koordinatorin e Qeverisë për Dialogun me Serbinë, Skender Hysenin.

- Advertisement -

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim për pagën dhe stafin mbështetës të koordinatorit për dialog, mirëpo përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri kanë votuar kundër.

Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj Stublla, Blerim Kuçi dhe Ramë Likaj kanë votuar kundër vendimit për caktimin e pagës për Skender Hysenin dhe stafin e tij.

- Advertisement -

AAK kishte qenë kundër emërimit të tij që nga fillimi.

“AAK nuk përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës”, kishte thënë në një reagim më 12 gusht, AAK, partner në qeverisje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit