20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Skandaloze: Top Channel e prezanton Brezovicën si tokë të serbëve

Rekomandime

Bukuritë natyrore të Brezovicës, fshatit ku turizmi është çdo herë i madh, krahas vëmendjes për dokumentar të shumtë televiziv, sot është quajtur edhe tokë e vjedhur nga serbët, pikërisht nga një prej televizioneve shqiptare ‘ Top Channel’.

- Advertisement -

Në një postim të bërë në faqen zyrtare të këtij televizione ku është shpërndarë një video dokumentari i cili titullohet ‘Brezovica e Kosovës, fshati që thërret shqiptarët përmes turizmit malor’, ky televizion e quan Brezovicën vendin ku tokat e serbëve po merren nga shqiptarët.

“Perla e Ballkanit ku tokat e serbëve po merren të gjitha nga shqiptarët!”, është mbishkrimi i cili u përdor në fillim që të përshkruante këtë video dokumentar.

Por nuk u desh shumë kohë që një postim i tillë të ngjallte pakënaqësi e reagime të shumta kundër Televizionit, çka dhe e detyruan atë që në pak kohë të ndryshoj edhe mbishkrimin në këtë video.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit