10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Sveçla tregon arsyet e largimit të rrethojave te Ministria e Brendshme

Rekomandime

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka dalë me detaje rreth largimit të rrethojave në ambientet e objektit kryesor të kësaj ministrie.Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se largimi i rrethojave po bëhet pasi që ato janë të panevojshme.

- Advertisement -

“Në demokraci nuk ka arsye për të vendosur gardhe mes institucioneve dhe qytetarëve, sidomos në një vend si Kosova, ku qytetarët e duan shtetin e tyre dhe janë të interesuar për zbatimin e ligjit. Barrierat janë të panevojshme, pasi Kosova nuk është regjim diktatorial ku qeveria është kundër popullit dhe Policia e Kosovës është një institucion me besueshmëri të lartë publike dhe me profesionalizëm të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë dhe rendin e nevojshëm në vend, mision për të cilin ndihmohet dhe nga prania e institucioneve ndërkombëtare dhe KFOR-i”, tha Sveçla gjatë vizitës që i bëri punëtorëve të cilët gjatë ditës së sotme kanë prerë rrethojat e objektit kryesor të MPBAP-së.

Sveçla ka thënë se ka kaluar koha kur objektet qeveritare dhe qeveria kanë pasur mure ndarëse ndërmjet vete, dhe se në ditët e ardhshme do të vazhdojë largimi i rrethojave të objekteve qeveritare, për t’ua kthyer qytetarëve hapësirat publike, trotuaret, parqet e lulishtet.Ndërkohë gjatë javës së kaluar janë larguar rrethojat edhe prej disa objekteve të tjera të MPB-së, si dhe tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit