19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Rama nga Beogradi kërcënon Kosovën, përmend kufijtë!

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama ka theksuar dhe njëherë se nisma “Ballkani i Hapur” është njësi zbatimi e procesit të Berlinit.

Nga Beogradi, kreu i qeverisë theksoi se “Ballkani i Hapur” është i hapur, është gjithëpërfshirës dhe është i të gjithëve, por as Shqipëria, as Serbia, as Maqedonia e Veriut që kanë vendosur të ecin më shpejt, nuk do presin.

- Advertisement -

Ai shtoi se i ka dëgjuar arsyet e tre vendeve që nuk marrin pjesë, por i konsideroi arsye të mosaarsyes.

“Pikërisht pse procesi i Berlinit është një proces që pasi ka vendosur një kornizë vlerash ka mbetur në rrugë nga një samit në tjetrin, në tjetrin, në tjetrin çdo vit dhe çdo vit e më qartësisht në pamundësi për të zbatuar ato që thuhen është krijuar kjo nismë, e cila nuk është asgjë tjetër veçse një njësi e zbatimit të procesit të Berlinit duke përshpejtuar dhe njëkohësisht duke monitoruar zbatimin.

Ballkani i Hapur nuk është për tre vende, është për të gjashta dhe ndryshe nga procesi i Berlinit nuk merret dot peng nga asnjë vend sepse përcakton qartë se cilido prej vendeve që do të ecë më shpejt mund ta bëjë këtë, pa qenë i detyruar të presë konsensus sikur jemi një karikaturë e BE.

- Advertisement -

E thjeshtë dhe e përsëris, për ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë Ballkani i Hapur është i hapur, është gjithëpërfshirës dhe është i të gjithëve, por as Shqipëria, as Serbia, as Maqedonia e Veriut që kanë vendosur të ecin më shpejt, nuk do presin. Arsyet se përse të tjerët janë skeptikë, i kam dëgjuar. I kam dëgjuar arsyet e Malit të Zi, Bosnjës dhe të Kosovës, por i konsideroj arsye të mosarsyes. Ju thatë që duket sikur Ballkani i Hapur janë për interesat ekonomike të këtyre tre vendeve.

Patjetër që unë jam këtu për interesat ekonomike të Shqipërisë, për çfarë duhet të jem këtu për interesat ekonomike të Gjermanisë, Kinës? Interesat ekonomike të Shqipërisë drejtpërdrejt fuqizohen nga Ballkani i Hapur. Në dhjetor kur ne të bëjmë takimin në samitin e radhës në Tiranë dhe kur t’i dorëzojmë të gjitha atyre sipërmarrjeve që takuam sot, që kanë ndërveprim me vendet respektive, çfarë kemi konkluduar si zbatim i procesit të Berlinit dhe kur t’i përfshijmë kompanitë që kanë lidhje tregtare mes këtyre vendeve në një kanal jeshil, po ju them mos u habisni që kompanitë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do kërkojnë të vijnë para qeverive, për të mos pasur probleme kur hyjnë në kufijtë e vendeve tona.

- Advertisement -

Mos u çudisni! Kjo nuk është një tekë, as konspiracion, as iluzion halucinant, kjo është një kërkesë ulëritëse ekonomitë tona, e njerëzve, qytetarëve, sipërmarrësve, studentëve, akademikëve, njerëzve që duan të lëvizin për turizëm.

Ne na duhet gjithçka për ekonominë tonë dhe ne do bëjmë gjithçka”, deklaroi Rama.

Në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot në Beograd ka mbërritur zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikola Dimitrov, në takim pune në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Me të mbërritur, Dimitrov theksoi se bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishëm për arritjen e angazhimeve të përbashkëta strategjike për të cilat është përkushtuar Qeveria, pavarësisht situatës politike, dhe konfirmim për këtë është pjesëmarrja e tij në këtë takim.

“Mbi të gjitha, unë vij me mesazhin se bashkëpunimi rajonal është një histori absolutisht evropiane, se ne duam të vazhdojmë ta thellojmë atë. Ne shtojmë një segment të rëndësishëm nesër – si mund të na ndihmojë dixhitalizimi të përshpejtojmë dhe thellojmë bashkëpunimin rajonal. Unë vij në një kohë kur, siç e dini, në Maqedoninë tonë, në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet lokale kanë përfunduar, ka sfida të caktuara politike dhe një krizë politike në një farë mënyre. Është e rëndësishme të japim një sinjal se si qeveri, si shtet jemi plotësisht të përkushtuar ndaj kësaj iniciative që ka lindur në Ballkan dhe qëllimi i së cilës është në radhë të parë një Ballkan evropian”, tha Dimitrov.

Nga zyra e tij bëjnë me dije se janë planifikuar takime lidershipi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuqi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me përfaqësues të kompanive nga të tre vendet pjesëmarrëse në këtë platformë për të nxitur bashkëpunimin rajonal në kontekst. të integrimit evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikola Dimitrov, mbrëmë janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Darka e punës i paraprin takimit të nismës rajonale “Ballkani i hapur”, që do të mbahet sot.

Agjenda e takimit në Beograd

Takimit Rama-Vuçiq-Dimitrov do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Takimit do t’i bashkohen edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare Këshilli Atlantik.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, në Shkup është njoftuar se përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të diskutojnë për lehtësimin e tregtisë, ndërsa do të mbahet edhe një diskutim me temën: “Transformimi digjital si bazë për informimin rajonal”.

Është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e të tre zyrtarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit