4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rama thotë se “Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës”

Rekomandime

Teksa komentoi nismën “Open Balkan” kryeministri Rama tha se Kosova nuk duhet të qëndrojë e frenuar për shkak të Serbisë sepse kjo e fundit do të kërkojë falje, por se falja do të vijë në fund.

Ai shtoi se fakti që Serbia sot fton Kosovën të vijë në “Open Balkan” është një arritje për shqiptarët e Kosovën.

- Advertisement -

“Procesi ‘Open Balkan’ nuk interferon me dialogun, por e lehtëson atë. Edhe unë jam dakord që Serbia të kërkojë falje. Kjo i vë kapakun çështjeve dhe çon në njohjen e saj. Falja vjen në fund, nuk mund të vijë në fillim. Nuk mund të pritet të zgjidhet ky konflikt pa bërë asgjë, sa kohë jemi në paqe. Paqja kërkon mirëqenie. Sot Serbia thotë “Bujrum hajde, uluni!”.

Kjo është një arritje e madhe për shqiptarët e Kosovën. Kjo si rezultat i diplomacisë së jashtme dhe politikës sonë. Ky proces sjell vetëm të mira. Ta refuzosh procesin do të thotë t’i mohosh popullit tënd një histori suksesi. Shqipëria e madhe është realizuar, përparësi diplomatike që janë bërë.

Me Kosovën kemi marrëdhënie speciale që nuk varet nga ‘Open Balkan’ e asgjë. Por tjetër gjë është ndërveprimi mes dy vendeve të vogla, e tjetër gjë ndërveprimi në përmasa të tilla mes vendeve”, deklaroi Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit