7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Profesori amerikan: Nuk e kuptojë pse Rama po i ndihmon Vucicit ta izolojë Kosovën

Rekomandime

Samiti i tretë i zhvilluar dje në Tiranë, për “Mini-Shengenin” ballkanik, ka ngjallur reagime të shumta dhe të forta, pasi një pjesë e shohin si krijim të Serbisë së Madhe, apo siç mund të quhet “Ish-Jugosllavisë”, por edhe si izolim të Kosovës, për faktin se kjo e fundit nuk ka marrë pjesë.

- Advertisement -

Një reagim i fortë vjen dhe nga profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, i cili thotë se ai e kupton pozicionin e Vucicit, që do izolimin e Kosovës, por ai nuk është duke e kuptuar pozicionin e Edi Ramës.

“Ne e kuptojmë pozicionin e Vuçiqit. Ai do ta izolojë Kosovën. Ajo që nuk është e kuptueshme është pozicioni i Edi Ramës. Pse po e bën ai këtë? Dhe pse po e tolerojnë strukturat politike në Shqipëri një gjë të tillë?”, ka thënë Joseph, profesor në universitetin John Hopkins në Washington për emisionin e “New Bugajski Hour”, që transmetohet në rtk.

Edward Joseph është profesor dhe analist i zhvillimeve politike, sidomos i atyre në Ballkan, i cili është shumë aktiv, për ngjarjet që ndodhin në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit