Për vjedhjen që u raportua se ndodhi dje në rrugën “UÇK” në Rahovec, Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja.
Sipas informacioneve nga burime të besushme të Gazetës Sinjali, hajnat kanë depërtuar me forcë nga pjesa prapa objektit të Viva Fresh.
Nga çka kanë deklaruar ankuesit në polici, nga kasaforta e marketit janë vjedhur 15 mijë euro.
Me rastin po merret Policia e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për asnjë të arrestuar.