Shqiptarët që jetojnë në Angli kanë marshuar në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi nëpër duar.
Në mënyrë paqësore, ata kanë marshuar për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë për votën e Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi.
Me flamuj shqiptarë në duar kanë marshuar të rinj, të moshuar dhe fëmijë. Gjithë atmosfera e krijuar shoqërohej me Himnin e Flamurit.
“Koha është e Patriotëve” është faqja që ka lajmëruar këtë marshim të tyre të orës 16:00 para disa ditëve, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe Diaspora.
“Pishtari i zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka Shqiptarë..Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve”, kanë shkruar ata në faqen e tyre.