19.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Dikur avokat i Fatmir Limajt, tash po e ndjek Putinin për KRlME Iufte dhe gjenocid

Rekomandime

Prokurorët e Hagës kanë filluar edhe zyrtarisht hetimet kundër Rusisë për krime lufte në Ukrainë. Prokurori kryesor, Karim Khan, që do të kryej hetimet bashkë me ekipin e tij janë nisur drejt Ukrainës për të parë nga afër vendin e ngjarjes, shkruan The Guardian.

- Advertisement -

“Dje kam krijuar ekipin tim dhe sot jemi duke lëvizur drejt rajonit”, ka thënë Khan duke shpjeguar se është një ekip i avancuar prej prokurorësh dhe avokatësh.

Khan i cili është avokat britanik ka thënë se zyra e tij do te kryejë hetime për krime të mundshme të luftës , krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

- Advertisement -

Më herët Khan kishte qenë edhe avokat i Fatmir Limajt kur ky i fundit ishte përballur me Gjykatën e EULEX-it në Kosovë nga viti 2014 deri në vitin 2017

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka filluar hetimet pasi Ukraina edhe zyrtarisht ka deponuar kërkesën për hetime kundër Rusisë për KRlME Iufte.

- Advertisement -

Zyrtarët Ukrainës në vazhdimësi kanë reaguar pasi Rusia s’ka kursyer nga bombardimet as civilët. Qindra civilë kanë mbetur të vdekur si rezultat i raketave ruse të cilat kanë goditur ndërtesa banimi, derisa mijëra ukrainas janë detyruar të largohen nga vendi si rezultat i barbarisë së Vladimir Putinit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskey, pas sulmit me raketë në qendër të qytetit Kharkiv, ditë më parë, ka thënë se një pamje e tillë tregon se Rusia është një shtet kriminaI dhe se një gjë të tillë as nuk do ta harrojnë e as nuk do t’ia falin Vladimir Putinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit