2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Personi që ia theu paswordin Berishës ka lënë një mesazh

Rekomandime

Zafir Berisha i cili është zëvendësministër është emëruar sot edhe në pozitën e koordinatorit nacional nga Ministri i Punëve të Brendshme, por pa kaluar shumë kohë nga ky emërim, atij i është thyer paswordi i Facebook’ut nga një person i panjohur, i cili ka lënë një mesazh.

- Advertisement -

Personi i cili ia ka thyer paswordin Berishës ka lënë një mesazh në Facebook’un e këtij të fundit.

“MOS M’SHKRUNI MESAZHE SE JA KTHEJ FACEBOOKUN, AS QE JOM TU E KONTROLLU. VETEM VLERSONE JU SE NDOR TKUJT KA MET SIGURIA KIBERNETIKE.
PERNDRYSHE, KOM RESPEKTE PER CDO KEND QE ESHTE NE LUFTE AMA NUK SHKON PSE KE LUFTU TASH MU BO MILIONER E 100 POSTE ME I MARR !”, ka shkruar personi që ia ka thyer paswordit Berishës.

Katër persona janë emëruar sot në pozitën e koordinatorëve nacional nga Ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa një pozitë mjaftë të rëndësishme është meruar Zafir Berisha.

- Advertisement -

Berisha është emëruar koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

Por nuk ka kaluar shumë kohë nga ky emërim që ka shumë rëndësi në fushën e sigurisë kibernetike, Berishës i është thyer paswordi i rrjetit social Facebook.

- Advertisement -

Ndërsa lajmi për emërimin e tij në këtë pozitë është bërë e ditur nga MPB’ja përmes një njoftimi për media.

Berisha tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

MOS M'SHKRUNI MESAZHE SE JA KTHEJ FACEBOOKUN, AS QE JOM TU E KONTROLLU. VETEM VLERSONE JU SE NDOR TKUJT KA MET SIGURIA…

Gepostet von Zafir Berisha am Montag, 21. September 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit