19.1 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Surroi: Faji është i Kosovës, që Serbisë iu hapen dyert në Amerikë

Rekomandime

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi në “Debat Plus” ka komentuar Marrëveshjen e Uashingtonit dhe vizitën e Grenellit në Kosovë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se pavarësisht disa gjërave pozitive marrëveshja për njohje në Uashington nuk u arrit.

Surroi ka thënë se çka do që të ketë në lidhje me zhvillimin ekonomik është e mirë por sipas tij “mijëra vende pune” përmenden vetëm kur ka zgjedhje.

Publicisti thotë se me këto negociata Serbisë iu hapën dyert në Uashington.

- Advertisement -

“Aty ky hynte Kosova më lirisht, iu hapen dyert Serbisë…Në 20 vitet e fundit adresa amerikane në regjion ishte Kosova. Tash ShBA po hap zyre në Serbi. Kjo është një spostim i interesit amerikan në rajon”, tha ai.

Surroi thotë se përgjegjësia për këto zhvillime është krejtësisht e Kosovës.

- Advertisement -

“Përgjegjësia është krejtësisht e jona pasi pranuam që pasi GJND legjitimoi pavarësinë e Kosovës por Kosova me presionin e Serbisë të futemi në një proces negociator që ishte i paqartë. Pra ne i hapëm rrugë Serbisë që të riforcohet politikisht dhe ushtarakisht”.

Shkrimtari megjithatë thotë se kauza e Kosovës në raport me Serbinë për SHBA-të nuk është humbur.

“SHBA nën drejtimin e Trump janë dalluar nga administratat tjera. Por nuk do të thotë se kjo administratë do të mbetet përgjithmonë”, deklaroi ndwr tw tjera Veton Surroi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit