12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gjendet një mjet shpërthyes afër rezidencës së Behgjet Pacollit

Rekomandime

Sot rreth orës 15:30, në Hajvali të Prishtinës dyshohet se është gjetur një mjet shpërthyes.

Mjeti është gjetur afër shtëpisë së kreytarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një zonë malore në fshatin Hajvali. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, për të siguruar zonën në fjalë”, kanë deklaruar nga Policia.

Policia bën të ditur se mjeti shpërthyes që është gjetur është predhë.

“Në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), në vendngjarjes kanë dalë edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit