17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Berishës i thyhet paswordi, disa orë pasi u emërua koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Rekomandime

Pak orë pas emërimit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, zv.ministrit të Brendshëm, Zafir Berisha i është hakuar llogaria e tij në Facebook.

- Advertisement -

“As 3-4 orë nga emerimi i Zafir Berisha u thye Facebooku i tuij hahahaha. N’dor t’kuejt ka met siguria kibernetike qe facebookin e vet sun e run. Me Respekte nga PRESHEVA!”, shkruhet në një postim nga llogaria e tij.

Në një status të mëvonshëm disa minuta më pas, nga llogaria e Berishës është shkruar se synimi i vetëm i këtij veprimi është që të gjithë ta shohin se “në dorë të kujt ka mbetur siguria kibernetike”.

“Mos m’shkruni mesazhe se ja kthej Facebookun, as që jom tu e kontrollu. Vetëm vlerësone se në dor t’kujt ka met siguria kibernetike”, shkruhet në status.

- Advertisement -

Emërimi i tij si koordinator për Siguri Kibernetike kishte nxitur debat në rrjetet sociale.

Berisha, zv.ministër i Brendshëm i Kosovës, pos koordinatorit për Siguri Kibernetike është emëruar edhe koordinator për menaxhimin e emergjencave.

- Advertisement -

Përpos Berishës, Agron Bacaj është caktuar koordinator kundër krimit të organizuar; koordinator Nacional për parandalimin e krimit dhe koordinator për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve. Po ashtu, Milan Radojević është autorizuar t’i ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit kundër narkotikëve; koordinatorit nacional për siguri në bashkësi, dhe koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz. Yildiray Bajram ndërkohë është autorizuar për Menaxhim të Integruar të Kufirit; për Riintegrim, dhe Riatdhesim të Personave dhe si dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit