11.7 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Grenell: Në Kosovë do të vijnë inxhinierë amerikanë për të studiuar si mund të krijoni vende të punës

Rekomandime

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në konferencën pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka thënë se në 30 ditët e ardhshme në Kosovë do të mbërrijnë inxhinierët amerikanë për të bërë një studim se si Kosova mund të shfrytëzojë burimet e saj për të rritur vendet e punës.Grenell shtoi se ky është një studim i thellë dhe është ajo çfarë duan qytetarët.

- Advertisement -

“Në 30 ditët e ardhshme do të shihni Departamentin e Energjisë për të bërë studimin e fizibilitetit do të sjellim inxhinierë për të parë se si mund të rriten vendet e punës.

Ky është një studim i thellë nga inxhinerët amerikanë nga agjencitë amerikane për të parë se si mund të shfrytëzoni burimet tuaja për rritjen e vendeve të punës këtu në vendin tuaj, Kosovë”, tha ai.Ambasadori Grenell po kryeson një delegacion të lartë të Qeverisë amerikane, i cili me Qeverinë e Kosovës nënshkroi një marrëveshje për nxitje të investimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit