7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këtu mund ta shikoni live, përhapjen e koronavirusit në të gjithë globin

Rekomandime

Në internet ekziston një ueb-faqe, ku mund të shihni në gjendje reale përhapjen e koronavirusit, si dhe mund të shikohen statistikat e shërimit të njerëzve, atyre që janë prekur dhe vdekjet që ka shkaktuar ky virus.

- Advertisement -

Koronavirus apo COVID-19, filloi në Wuhan të Kinës dhe përhapja e tij po vazhdon në të gjithë globin, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Florida, New York dhe Rhode Island kanë raportuar për rastet e para gjatë fundjavës.

Në total janë mbi 90 mijë raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë globin, ku mbi 3 mijë persona deri më tani kanë vdekur.

Ndërkaq nga të gjitha këto raste, mbi 48 mijë persona janë shëruar plotësisht nga ky virus.

- Advertisement -

Kina është shteti me më së shumti raste të paraqitura me koronavirus, ku deri më tani janë shënuar afër 80 mijë raste.

- Advertisement -

Korea e Jugut radhitet e dyta në botë për nga rastet e shënuara me koronavirus, ku deri në këtë moment janë shënuar 4812 raste.

Në Europë Italia e ka primatin me rastet e shënuara, derisa në botë është e treta me mbi 2 mijë raste.
Për të gjithë personat që kanë për të udhëtuar në ndonjë nga shtetet e botës apo Europës, mund ta shohin KËTU NË LINK gjendjen reale të koronavirusit në cilindo shtet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit