Disa raste të Lisë së Majmunit po shqyrtohen në shtete europiane, në Amerikë, Kanada dhe Australi.
Këtë e konfirmojnë autoritetet shëndetësore të këtyre vendeve.
Raste janë raportuar fare pranë Shqipërisë në Itali, po ashtu edhe në Francë e Suedi.
Lija e Majmunit është një sëmundje e zakonshme në pjesë të thella të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Rastet e sëmundjes jashtë rajonit zakonisht lidhen me vizitat që bëhen aty.
Lija e Majmunit është një infeksion i rrallë viral dhe zakonisht shfaqet në formë të butë. Të prekurit shërohen brenda pak javësh, sipas ekspertëve ndërkombëtarë shëndetësor.
Virusi nuk përhapet lehtë mes njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë konsiderohet shumë i ulët.
![MB-LIJA-E-MAJMUNIT-EUROPE_frame_0-1280x720-1-600x360[1]](https://kosovaime.net/wp-content/uploads/2022/05/MB-LIJA-E-MAJMUNIT-EUROPE_frame_0-1280x720-1-600x3601-1.jpg)