12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Rusia po e furnizon me tanke Serbinë, eksperti i sigurisë tregon planin e ‘madh’ të tyre

Rekomandime

Rusia po vazhdon ta mbështesë Serbinë me mjete ushtarake, ku kësaj radhe i dhuroi tanke dhe makina të blinduara në vlerë prej 75 milionë euro.

Ndaj këtij donacioni rus, ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

- Advertisement -

Ai në një postim në Facebook ka prralajmëruar se Serbia po ecë për Serbinë e Madhe.

“Një lajm jashtë botës së Covidit – Serbia po ecë jo për “Kosovën” por për Serbinë e Madhe”, u shpreh Shala.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Një lajm jashtë botës së Covidit – Serbia po ecë jo për “Kosovën” por për Serbinë e Madhe.

Rusia i dhuroi Serbisë tanke tip “T-72MS” dhe makina të blinduara për qëllime zbulimi tip “BRDM-2MS” me vlerë rreth 75 milionë euro, dorëzimi i të cilave u bë në kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviç”.

- Advertisement -

“Ky është një donacion i Federatës Ruse për Ushtrinë e Serbisë në vlerë prej rreth 75 milionë eurosh, e cila përbëhet nga 30 transportues të blinduar tip ‘BRDM-2MS’ dhe 30 tanke të modernizuar tip ‘T-72 MS’, bazuar në marrëveshjen e rënë dakord në Soçi nga dy presidentët Vuçiç dhe Putin.

Ne i jemi shumë mirënjohës për Federatën Ruse, sepse ky është një përforcim i rëndësishëm për Ushtrinë e Serbisë”, tha ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç pas marrjes në dorëzim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit