10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ky ilaq redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Rekomandime

Ky medikament mesa duket është mëse efektiv edhe kundër varianteve eksistuese.

Kompania farmaceutike GlaxoSmithKline dhe Vir Biotechnology kanë njoftuar ditën e sotme rezultatet finale nga një studim i kryer për një medikament antitrupash, shkruan BW.

- Advertisement -

Në përfundim të studimit, rezulton se GSK-Vir redukton shtrimin në spital dhe vdekjet në pacientët me risk të lartë, nëse merret në fazat e para të sëmundjes.

Trajtimi, sotrovimab, u miratua për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA në maj të vitit të kaluar dhe u mbështet nga rregullatori evropian i barnave.

Industria farmaceutike sot raportoi se Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA ka rekomanduar sotrovimab si një medikament që mund t’u jepet pacientëve me rrezik të lartë, jo të shtruar në spital me simptoma të lehta deri të moderuara të COVID-19.

- Advertisement -

Ky medikament mesa duket është efeketiv edhe kundër varianteve ekzistuese. Sipas kompanisë, në studimin e kryer ku morën pjesë 1,057 pacientë, sotrovimab uli rrezikun për t’u shtruar në spital ose atë të vd*ekjes në të gjitha rastet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit