1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Deklarohen nga Policia për vrasjen në Prizren: Sonte ishte hera e dytë që i dyshuari tentoi të vriste dikë

Rekomandime

Nga Policia Rajonale në Prizren në një lidhje direkte kanë dhënë detaje lidhur me vdekjen e një të dyshuari gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes tij dhe Policisë.

- Advertisement -

Zyrtari policor tha se i dyshuari ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

Tutje shtoi se sonte është hera e dytë që tanimë i ndjeri ka kryer veprën penale “tentim-vrasje”.

“Sot rreth orës 19:30 në Lagjen e Trimave njësiti policor gjatë aktiviteteve të tyre ka hasur një person të dyshimtë B/SH që ka qenë me urdhërarrest.

- Advertisement -

Ai ka gjuajtur me armë zjarri dhe Policia në vetëmbrojtje është dashur të përdor armë zjarri.

Pas plagosjes i është dhënë ndihma e parë por gjatë trajtimit për në spital i dyshuari ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

Kemi një person që është i vdekur, nga ana e policisë nuk kemi asnjë të vdekur.

Ka qenë një person i dyshimtë edhe për vepra tjera penale , ky është rasti i dytë që ka tentuar të vras dikë, Policia ka qenë në kërkim të tij, ne kemi pas informacionin që posedon armë dhe që është i rrezikshëm edhe për qytetarët”, ka thënë zyrtari policor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit