7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shpallet konkursi për shkollim ushtarak në akademitë më të fuqishme në SHBA

Rekomandime

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për shkollim në akademi prestigjioze si ajo e ‘West Point’, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë e Forcave Detare të SHBA’së.

- Advertisement -

“Kandidatet e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me FSK-në me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës. Mos përmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilindo vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky është njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes shpallë e konkursin për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë ushtarake të SHBA-së

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të interesuarit për shpalljen e konkursit për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë e Forcave Detare të SHBA-së.

Kandidatet e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me FSK-në me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës. Mos përmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilindo vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.

- Advertisement -

Aplikimi dhe njoftimi për kadetë të FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.
Gjatë procesit të testimit, kandidatët duhet të zbatojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mbajtja e maskës dhe distancës fizike është e obligueshme gjatë gjithë kohës.

Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, përkatësie etnike dhe orientimi seksual.

- Advertisement -

Konkursi është i hapur prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, ora 23:59. /Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit