Greqia befason, i thotë PO Kosovës për vizat

0
297

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ia ka konfirmuar kryediplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla mbështetjen për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, është bërë e ditur përmes një njoftimi të Ministrisë së Jashtme.

Videokonferenca e Haradinajt me homologun grek, të mërkurën, është mbajtur në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Me ministrin Dendias biseduam edhe për Marrëveshjen e Ëashingtonit, që i hap rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzitues, dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj Stublla