5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

BE’ja e shqetësuar me Kurtin e ‘paparashikueshëm’, kërkojnë ndihmë nga SHBA sipas mediave serbe

Rekomandime

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug nëse ka nevojë shefi i diplomacisë së BE’së Josep Biden, në samitin BE – SHBA pasditen e të martës do të konsultohet me Presidentin Amerikan Joe Biden rreth rezultatit të bisedimeve Vucic Kurti.

- Advertisement -

Show para negociatave po vazhdon me liturgji e zënka në Tiranë e shpotitje nga kryeministri shqiptar Rama për Bashkimin Europian.

Tani agjencia Tanjug ka shpërndarë lajmin me ‘burime brenda diplomacisë’ në Bruksel se Borrell që do të jetë në takimin mes paradite Kurtit dhe Vucicit do të ketë rastin t’i qahet presidentit Biden pasdite.

“Varësisht prej rezultatit të bisedës mes Kurtit dhe Vucic, nëse aty do të ketë diçka të rëndësishme apo problematike Borrell për këtë do ta informoj Biden me synim të gjejnë qasje të përbashkët BE dhe SHBA” thonë burimet e Tanjug në Bruksel.

- Advertisement -

Sipas mediave serbe Brukseli po brengoset me qasjen e paparashikueshme të Albin Kurtit për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Tani këto burime kanë shtuar se pikërisht për këtë arsye nuk mund të parashikohet as rezultati i takimit të të martës e as hapat e ardhshëm në proces sipas tyre.

- Advertisement -

Në një draft rezolutën që do të duhej të miratohej në samitin BE – SHBA të martën, të cilin Tanjug e ka parë, theksohet përcaktimi i përbashkët i Brukselit dhe Uashingtonit për fuqizimin e angazhimit në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e dialogut Beogradit e Prishtinës si dhe mbështetjen e zbatimit të reformave të integrimin europian në rajon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit