1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Tribunali Special kryen arrestimin e parë? Familjarët e zyrtarit të FSK-së thonë se ai u dërgua në Hagë

Rekomandime

Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin e quajtur BIA, është arrestuar sot.

Siç raportojnë mediat, ai është arrestuar nga EULEX-i, në mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij.

- Advertisement -

Familjarët e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Nuk dihet akoma zyrtarisht arsyeja pse u arrestua Mustafa.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit