7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ndahen mbi 6 milionë euro për Policinë, punuan me orar të zgjatur e angazhimin të shtuar

Rekomandime

Kryeministri, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kanë ndarë mbi 6 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar dhe punë me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

- Advertisement -

Hoti thotë se bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet e thirrura në menaxhimin e pandemisë, po bëjnë të pamundurën që të ndalin përhapjen e virusit.

Njoftimi i plotë:

Gjithmonë mirënjohës për punën e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Pandemia e ka ndryshuar jetën tonë të përditshme, si në Kosovë ashtu edhe në botë. Edhe qasja jonë duhet të ndryshojë gjithashtu, sidomos karshi heronjve tanë të gjallë që vazhdimisht po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri.

Sot, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kemi ndarë mbi 6 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar dhe punë me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

- Advertisement -

Ne, bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet e thirrura në menaxhimin e pandemisë, po bëjmë të pamundurën që të ndalim përhapjen e virusit dhe të ju mbajmë të sigurt, ndërsa nga ju kërkojmë që të bëheni pjesë aktive në këtë betejë, duke i respektuar në përpikëri masat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit