2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vuçiç pas takimit me Erdoganin: Turqia do të ndërtojë zonë industriale në Vojvodinë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se në bisedime me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, u ra dakord për ndërtimin e një zone industriale në Vojvodinë.

Vuçiq tha se me Erdoganin biseduan për ndërdimin e zonës industriale në territorin e Vojvodinës.

- Advertisement -

“Mendoj se kemi zgjidhur çdo çështje të papunësisë dhe rritjes së pagave. Ky do të ishte një stimul i jashtëzakonshëm për rritjen ekonomike. Ne gjithashtu diskutuam marrëdhëniet rajonale, se si Turqia mund të ndihmojë këto procese”, shtoi Vuçiq, duke theksuar se u diskutua edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit.

Vuçiç tha se Serbia ka rrugën e vet të paqes dhe se zona industriale do të thotë një substancë e madhe për Serbinë.

“Një numër i madh i njerëzve punojnë në Suboticë. Ne do të duhet të gjejmë një vend të ri për ta industrializuar vendin. Ne do të ndërtojmë sa më shumë fabrika të jetë e mundur. Në tre vitet e ardhëshme, do të jemi në tre vendet evropiane me normën më të lartë të rritjes”, thekson Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit