10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Masat kufizuese të Kurtit, Hashim Thaçit i duhet një kartë identifikuese për të lëvizur

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga data 15 prill ora 6:00 të hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit për qytetarët e Kosovës.

Sipas vendimeve të kësaj ministrie lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç, vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit personal. Ndërsa për shtetasit e huaj i njëjti vlen vendimi me numrin e fundit të pasaportës.

- Advertisement -

Në bazë të aneksit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për intervalet kohore të lejimit të lëvizjes së institucioneve Qendrore dhe Lokale të Republikës së Kosovës lejohet lëvizja nëpër karantinë dhe ndërmjet karantinave 24 orë varësisht nga institucioni me Kartën Identifikuese të Institucionit dhe letërnjoftim, raporton Gazeta Express.

Kështu, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka të drejtë lëvizjeje nëpër karantinë dhe ndërmjet karantinave 24/24 por mekanizmi me të cilin ai duhet të identifikohet është Karta Identifikuese e Institucionit në këtë rast të Presidencës.

Mekanizmi i identifikimit vetëm me Kartën Identifikuese të Institucionit për lëvizjen 24 orë nëpër karantinë dhe ndërmjet karantinave vlen edhe për Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit, Nënkryetarët e Kuvendit, Deputetët e Kuvendit, Kabineti Qeveritar, Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, Avokati i Popullit, Kryetarët e Komunës Përkatëse dhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

- Advertisement -

Ndërkaq përpos Kartës Identifikuese të Institucionit duhet të identifikohen edhe me letërnjoftim Stafi esencial i Presidentit sipas vendimit të dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe Këshilltarët politik të Presidentit, Kabineti i Kryetares së Kuvendit, Administrata e Kuvendit, Kabineti i Kryeministrit dhe Kabineti i Ministrit përkatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit