7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Avokati nga Drenasi: Sami Lushtaku më tha se ka me të kallë me kënd ke

Rekomandime

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka thënë se nuk tërhiqet nga akuzat ndaj Sami Lushtakut, të cilin e ka fajësuar për përgatitjen e atentatit ndaj tij.

Halilaj u plagos të martën rreth orës 16:00 në Drenas. Sipas Policisë së Kosovës, avokati Halilaj u lëndua pas një sulmi nga dy persona.

- Advertisement -

Tri ditë para sulmit ndaj tij, Halilaj tha se ka pranuar një telefonatë kërcënuese nga Sami Lushtaku. Ndërkaq, të martën, disa orë pas sulmit ku mbeti i lënduar në dorë, Halilaj akuzoi Lushtakun për përgatitjen e atentatit kundër tij. E quajti “kriminel gjakftohtë”.

Në një bisedë me Insajderin mëngjesin e së mërkurës, Gazmend Halilaj ka deklaruar se nuk tërhiqet nga këto akuza ndaj kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj.

Ajo siç e kam thënë, ashtu është. Nuk tërhiqem nga deklarata, por për shkak që jemi në fazë të hetimeve nuk dua të hyjë në detaje”, ka thënë Halilaj për Insajderin.

- Advertisement -

Halilaj ka treguar se Lushtaku e ka telefonuar të dielën në mbrëmje dhe e ka kanosur. I ka thënë se do t’i shkojë në shtëpi.

“Rreth një minutë [ka zgjatur biseda]. Veç më ka thirrë, më ka kanos, më ka thënë: ‘Prit se po vi aty edhe ka me të kallë me kënd e ki’ dhe pastaj të nesërmen në mëngjes kanë filluar veturat të enden në lagje. I kanë pyetur njerëzit për shtëpinë time, deri sa e kanë gjetur lokacionin”, ka deklaruar Halilaj.

- Advertisement -

Një ditë pas kanosjes, thotë Halilaj, disa njerëz dhe vetura po e monitoronin lagjen ku ai banon.

Menjëherë e kam vërejtur, sepse më kanë treguar njerëzit të cilët i kanë pyetur për shtëpinë time. Kur e kanë verifikuar cila është shtëpia dhe identifikuar veturën time, pastaj më kanë goditë në derën e veturës të martës. Fillimisht më kanë goditur nga anash, sepse kanë dashur të ma mbyllin derën”, ka thënë ai.

Halilaj ka thënë se ekzistojnë pamjet e rastit.

Kamerat e sigurisë i kanë Policia. Drenasi është i pajisur me kamera të sigurisë të cilat monitorohen nga Policia. Gjithçka është deri në detaje e qartë në pamje”, ka thënë ai.

Avokati Halilaj ka akuzuar Sami Lushtakun për atentatin kundër tij.

E kam pasë komandant dhe nuk kam besim te ai prej se kanë filluar skandalet. Është e sigurt. Ata janë njerëz të Sami Lushtakut. Vrasjen në tentativë para shtëpisë sime e ka bërë krimineli Sami Lushtaku. Ai është një kriminel gjakftohtë”, ka thënë të martën Halilaj.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media të martën, tha se dy persona dyshohet ta kenë sulmuar avokatin Halilaj.

Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin”, ka thënë Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armës./Gazeta Metro

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit