13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mediat serbe në ankth, pas arritjes së automjetëve ushtarake amerikane, ja për çfarë po frikësohen serbët

Rekomandime

Mediat serbe kanë komentuar njoftimin për ardhjen e 55 automjeteve ushtarake amerikane si donacion për Kosovën, ndërkohë që shtrojnë pyetje apo e përgatit Amerika, Kosovën për Iuftë.

“Amerikanët i kanë dhuruar si donacion shqiptarëve 55 automjete ushtarake, ndërkohë që flitet se së shpejti vijnë edhe helikopterët – a do të thotë kjo se ShBA po e përgatisin Prishtinën për Iuftë” shkruan “Alo”.

- Advertisement -

Në vazhdim të tekstit, thuhet se Vjosa osmani presidente e pranishme në ceremoni ka shprehur shpresën se Prishtina së shpejti do sigurojë edhe helikopterë.

ShBA ka dhuruar sot Prishtinës 55 automjete ushtarake, ndërsa presidentja e institucioneve të përkohshme Osmani ka shprehur falënderimin presidenti amerikan Xhoe Biden, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet, Ushtrisë amerikane dhe popullit amerikan, shkruan gazeta.

Sipas gazetës, ShBA po angazhohen që Kosova të zhvillojë edhe forcojë kapacitetet e saj ndër-vepruese ushtarake, ndërsa Osmani ka shprehur shpresën për sigurimin edhe të helikopterëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit