3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Serbia nuk pyet Qeverinë e Kosovës: E fut Veriun në karantinë

Rekomandime

Shtabet e krizave në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan i kanë shpallur këto komuna nën karantinë me rekomandim të Institutit të Shëndetësisë Publike të Serbisë, si dhe ministrisë serbe të shëndetësisë, për shkak të konfirmimit të rasteve të reja të infektimit nga korona virusi i ri SARS-CoV-2 të qytetarëve, kështu ka thënë Goran Rakic nga Lista Serbe dje në konferencë për media. Vendimi hyri në fuqi mbrëmë në orën 18:00 dhe do të mbetet deri në një vendim tjetër.

Ky vendim nënkupton se asnjë qytetar nuk mund të hyjë, përkatësisht të largohet nga këto komuna, përveç në raste të çështjeve shëndetësore, furnizimit të banorëve me ushqim, ilaçe dhe nevojat tjera, si dhe të punësuarit në administratën publike në lidhje me aktivitetet e ndalimit të përhapjes së sëmundjes. Po ashtu, të përjashtuar janë edhe ata që merren me shitblerje dhe prodhim shkruan media Kossev.

- Advertisement -

Këtë vendim shkurt e njoftuan krerët e komunave të ‘të dy sistemeve’, “Mitrovica e Kosovës “dhe “Mitrovica e Veriut”, Aleksandar Spiric dhe Goran Rakic, së bashku me zëvendës drejtorin e spitalit në Mitrovicën e Veriut, Zlatan Eleka, infektologen Danica Radmorovic, epidemiologen Aleksandar Antonijevic, pas mbledhje së shtabit të krizës.

I është mundësuar lëvizja e lirë kryesisë dhe personelit administratës të sektorëve siç, është shëndetësia, siguria dhe administrata e komunës, shtabi i krizës me shërbimet e nevojshme. I mundësohet qarkullimi i operatorët ekonomik me qëllim të furnizimit me mallra të domosdoshëm të qytetarëve dhe institucioneve” tha Goran Rakic kreu i Listës Serbe.

Rakic tha se për rastet e konfirmuara me korona virus do të dërgohen në vendqëndrime të përkohshme si, qendra e studentëve në ‘Mitrovicën e Kosovës’ ku do të jenë nën mbikëqyrje. Po ashtu, tha se për “raste specifike” do të ketë edhe masa shtesë.

- Advertisement -

Nga shtabi i krizës së ‘Mitrovicës së Kosovës’ , Aleksandar Spiric, më herët kishte njoftuar se presin vendim nga shtabi Qendror i Krizës në Beograd për zhvendosjen e pacientëve me simptoma më të buta të sëmundjes në qendrën studentore, sipas specialistëve epidemiolog nga Beogradi që kanë vlerësuar situatën në Veri.

Ky ekip i specialistëve nga Beogradi arriti pardje në veri të Kosovës ku do të ndihmojnë autoritetet vendore me organizimin e luftës kundër sëmundjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit