Shkulën drunjë dekorativ nga hapësirat publike, dy qytetarë nga Vushtrria dënohen me nga 200 euro

0
154

Dy qytetarë nga Vushtrria janë dënuar me nga 200 euro për shkak se dëmtuan pronën publike.

Ata kanë shkulur drunjë dekorativ në sheshin kryesor të qytetit.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Inspektcionit Rrahim Ajeti.

“Me marrjen e informatës nga një qytetar dje me datë 27.09.2020 rreth orës 11:40 ku dy pronarët e lokaleve përballë sheshit “Ahmet Krasniqi” kanë dëmtuar pronën publike të cilët kanë shkulur drunjtë dekorative në hapësirën përfshirë me gjelbërimin publik, Inspektorët e Komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës Njësiti në Vushtrri kanë marrë masa ndaj këtyre personave të cilët e kanë dëmtuar këtë pronë dhe ndaj tyretë është shqiptuar një gjobë mandatore në shumë prej 200 EURO ( Dyqindë euro) dhe është bërë kallzim penal, njëkohësisht pas urdhreses mbrenda pak ore te njëjtin lloj të drurit është mbjellur”.

Njoftimi i plotë: