8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Avokati dhe ambasada e Francës japin detaje për Kosovarin që mbyti vetën në Gjykatë

Rekomandime

Abraham Hervé Diompy, avokati i 41-vjeçarit Fitim Uka, i cili u vetëvra në qelinë e një gjykate në Bordo të Francës pasi nuk donte të kthehej në Kosovë, tha se klienti i tij është me prejardhje nga Mitrovica.

I pyetur se kush mund të jetë përgjegjës për vd*ekjen e tij dhe nëse lidhur me rastin është suspenduar ndonjë person, avokati tha për Express se tashmë janë duke u zhvilluar hetime nga autoritetet franceze.

- Advertisement -

Tutje ai tha se nuk ka informacion nëse ndonjë familjar i të ndjerit nga Kosova ka nisur procedurat për kthimin e trupit të pajetë në Kosovë.

Ambasada e Kosovës në Francë, po ashtu ka bërë me dije se VlKTlMA është nga Mitrovica duke bërë me dije se autoritetet franceze po e hetojnë rastin.

“Ju informojmë se nga komunikimet tona me autoritetet franceze, jemi njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin e Republikës së Kosovës F.U. nga Mitrovica i cili është vetëvr*arë në një nga qelitë e një gjykate ne Bordo më 15 dhjetor 2021. Rasti në fjalë është duke u hetuar nga autoritetet vendore”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

- Advertisement -

Ambasada bën me dije se i ndjeri ka jetuar në Francë që nga viti 2008 dhe ka jetuar vetëm.

“I ndjeri, sipas informacioneve nga familjarët, ka jetuar në Francë që nga viti 2008 dhe ka jetuar vetëm”, thuhet tutje në përgjigjen e ambasadës.

- Advertisement -

Ambasada tha se është në kontakt me të afërmit e VlKTIMES dhe është duke e përcjellë rastin.

“Ambasada e Republikës së Kosvës është duke e percjellur rastin dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe me të afërmit e VlKTlMES”.

Çfarë dihet për vd*ekjen e 41-vjeçarit në qeli në Francë?

Më 13 dhjetor kosovari kishte refuzuar të hipte në një aeroplan për t’u kthyer në Kosovë nëpërmjet Amsterdamit.

Sipas raportimeve të mediave atje, kosovari u vetëv*ar me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij. Policia, pastaj zjarrfikësit, nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Avokati i tij tha se VlKTlMA kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet. Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vr*asjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokati e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. “Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”

Avokati i tij është ende në shok. Ajo u emërua sipas detyrës zyrtare vetëm disa orë para vd*ekjes së klientit të tij. Ai e përshkroi klientin e tij si “të fortë”, “imponues”, “të tensionuar”, “të dëmtuar”, “që fliste shumë mirë frëngjisht”. I ndjeri, sipas avokatit “nuk ishte një djalë i mirë apo një engjëll”, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

“Ai kishte një të kaluar të dendur gjyqësore”, theksoi avokati. Rreth dhjetë dënime janë në dosjen e tij KRlMlNALE, kryesisht për vjedhje. Katër muajt e fundit ka qëndruar në burg për dhunë në familje ndaj ish-partneres së tij sapo kishte kryer në burgun e Gradignan”, tha Abraham Hervé Diompy.

“Ai kurrë nuk ishte në gjendje të integrohej shoqërisht”, vazhdoi avokati i tij.

“Ai ishte i pastrehë, ishte i varur nga alkooli dhe droga. Ai po ashtu po trajtohej në burg. Kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga brishtësia e tij psikiatrike”, tha avokati i tij

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit