Ai është një ndër personazhet që shumë shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për karrierën e tij artistike, por kohët e fundit edhe për jetën e tij personale.
Këngëtari i njohur Robert Berisha është një personazh që jo rrallë herë ka bërë bujë mediatike me postimet dhe deklaratat e tij nëpër rrjetet sociale apo intervista të ndryshme.
I ftuar ditën e sotme në emisioni Rudina në Tv Klan, Roberti ka folur për emisionin e tij më të ri +16 që do nisë së shpejti, për nënën e tij që ka kaluar një sëmundje të rëndë para disa vitesh dhe për periudhën e pandemisë së koronavirusit.
Ai ka treguar se para një viti ka pasur probleme me kordat e zërit dhe ka përdorur Dexason dhe Gentamicinë, ilaçe të cilat tani janë bërë edhe trajtim për Covid-19.
“Që kur kam filluar palestrën para 10 viteve dhe trajneri im personal më ka sugjeruar të konsumoj vitaminë C, magnez, kalcium dhe nuk i kam ndërprerë asnjëherë. Kam pasur probleme dhe me kordat e zërit dhe kam përdorur Dexason dhe Gentamicinë. Tash disa mjekë anglezë kanë thënë që kush ka përdorur Dexason dhe Gentamicinë është shumë e mirë sepse tani po i përdorin dhe për trajtimin e Covid-19. Ndoshta këto më kanë ndihmuar, por edhe kam patur shumë kujdes. Që tre muaj në Kosovë pas orës 22:30 nuk lejohet më qarkullimi dhe mbyllet gjithçka. Dënimi është 200 euro. Në Kosovë gjobitesh edhe nëse je pa maskë, edhe në makinë nëse s’ke maskë gjobitesh”, tha Berisha.