12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vulini, nervoz edhe sot: Sot u bë hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në Iuftë me Kosovën

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka folur për mundësinë e një Iufte mes Kosovës dhe Serbisë. Ministri famëkeq serb, i njohur për deklarata të shpeshta të egra e nacionaliste, ka thënë se shkarkimi i gjyqtares serbe në Mitrovicë, është hapi i parë drejt Iuftës mes dy shteteve.

Sipas tij, ky shkarkim i gjyqtares, që erdhi pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd, është një provokim i madh ndaj Serbië.

- Advertisement -

“Ky është hapi i parë drejt hyrjes së Serbisë në konflikt të armatosur në Kosovës dhe padyshim që kjo po përgatitet nga shqiptarët. Nëse BE, si sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thërret takim në Bruksel për ta ndaluar dhunën kundër serbëve në Kosovë, atëherë themi se sulmi i Kurtit ka ardhur nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, kanë transmetuar mediat serbe.

Më herët, një reagim të ngjashëm e ka pasur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pas shkarkimit të gjyqtares serbe, ka thënë se Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit