0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Armenia akuzon Turqinë se ia ka rrëzuar një aeroplan ushtarak

Rekomandime

Armenia e ka akuzuar Turqinë se ia ka rrëzuar një nga aeroplanët ushtarak dhe se piloti ka vdekur gjatë këtij sulmi, transmeton agjencia Reuters.

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë ka thënë se një aeroplan ushtarak armen SU-25 është rrëzuar nga një aeroplan luftarak turk F-16.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Shushan Stepanyan, ka shkruar në Facebook se aeroplani ka qenë në detyrë ushtarake kur është rrëzuar.

Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë duke vazhduar në territorin Nagorno-Karabakh. Turqia më herët ka thënë se do t’i dal në krah Azerbajxhanit.

- Advertisement -

Nagorno-Karabakh gjendet në Azerbajxhan por kontrollohet nga armenët. Luftimet në këtë territor kanë nisur të dielën. Por janë duke u zgjeruar edhe në vende tjera. Në Azerbajxhan është thënë se kanë vdekur dhjetë civilë nga predhat që nga e diela. Ndërkohë Armenia ka njoftuar se një civil ka vdekur në qytetin Vardenis 20 kilometra nga Nagorno-Karabakh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit