10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Përbindëshi” amerikan hedh spirancën në Egje: Mesazhi i fortë i Amerikës

Rekomandime

Anija gjigante ushtarake e SHBA-ve, USS Hershel “Woody Williams” do të ankorohet përgjithmonë në bazën amerikane të Soudas në Kretë.

- Advertisement -

Vendimi është marrë sëfundmi, pas vizitës së Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Greqi, ndërsa është parashikuar edhe zgjerimi i mëtejshëm i kësaj baze të rendësishme për Mesdheun.

“Souda shfaqet si pika më strategjike në rajon. Këtu takohen interesat e të dy vendeve, së bashku me ato të sigurisë dhe paqes. Shohim një zgjerim të aleatëve tanë në det dhe në tokë. Souda do të bëhet së shpejti porti bazë i njërës prej anijeve më të mëdha ushtarake të SHBA-ve“, tha kryeministri grek Mitsotakis në krah të Sekretarit Pompeo.

Zgjerimi i bazës amerikanje në Kretë është një mesazh i fortë që SHBA-të i japin rajonit, por edhe forcave të tjera që kanë interesa në Mesdhe.

- Advertisement -

Anija nga ku mund të ngrihen helikopterë dhe dronë është quajtur “Woody Williams” për shkak të heroizimit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iëo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i është shtuar sëfundmi flotës amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit