7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ish-kryeministri serb e konfirmon se ka bashkëpunuar me Specialen: Jam koordinuar me Williamson

Rekomandime

Nebojsha Çoviq është zyrtari serb i radhës që ka zbuluar bashkëpunimin e tij me Gjykatën Speciale, e cila pritet t’i gjykojë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për kr.imet e pretenduara të lu.ftës.

- Advertisement -

Ish Shefi i Qendrës për Koordinim në Kosovë e ka pohuar këtë gjatë një debati të zhvilluar në televizionin serb RTS, dy ditë më parë.

“Unë kam pasur mundësi të bashkëpunoj me Clint Williamson”, ka deklaruar Çoviq.

Ai, po ashtu, duke komentuar rrjedhjen e dosjeve që pretendohet të kenë dalë nga Dhomat e Specializuara, ka thënë se ato dokumente janë autentike.

- Advertisement -

Bashkëpunimin me ish Kryeprokurorin e Task Forcës për Hetime Speciale, Clint Williamson, javë më parë e kishte konfirmuar edhe ish prokurori serb për kr.ime të luftës, Vladimir Vukçeviq, duke e quajtur atë si një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Një korrespondencë e vitit 2013 midis Williamson dhe Vukçeviq, që dëshmonte këtë koordinim të Serbisë dhe Gjykatës Speciale, ishte një ndër dokumentet e prezantuara në media, si material që pretendohet të ketë dalë jashtë Dhomave të Specializuara.

- Advertisement -

I fundit që ka folur për furnizimin e Gjykatës Speciale me dokumente nga Serbia është Milovan Drecun, i cili ka rrëfyer se si e kishte dërguar atje strukturën e UÇK-së dhe se si kishte kuptuar që në aktakuza do të shkohej me variantin “Ndërmarrje e Përbashkët Kr.iminale”.

Drecun, po ashtu, ka thënë se kishte marrë një falënderim të veçantë nga ish Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, David Schwendiman.

“Unë që në fazën e parë nga zotëri Schwendiman kam marrë falënderim, madje me dorë e ka shkruar falënderimin e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit