19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

A kanë qëndrim të njëjtë të gjithë deputetët për votimin e Vjosa Osmanit, përgjigjet Lumir Abdixhiku

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku është deklaruar rreth qëndrimeve të Grupit Parlamentar të kësaj partie për çështjen e votimit të presidentit.

Abdixhiku theksoi se në LDK nuk mund të ketë qëndrime individuale , pasi që të gjitha vendimet merren vetëm në organet e partisë.

- Advertisement -

“S’mund të ketë qëndrime individuale. LDK-ja është parti që vendimet i merr në organet e saj partiake dhe në bazë të vullnetit vendimet i komunikohen Grupit Parlamentar gjithmonë në konsultim me ta. Synojmë që të jemi unik dhe që vendimet e shumicës në LDK që të jenë të të gjithëve”, ka thënë ai.

Kryetari i LDK-së është deklaruar edhe rreth mundësisë së bashkimit me listën e Vjosa Osmanit.

Ai tha se kush do që e ndien veten se përshtatet me LDK-në, mund të bëhet pjesë e saj.

- Advertisement -

“Tani deputetët e Listës Guxo janë pjesë e koalicionit qeverisës ndërsa ata të LDK-së janë në opozitë. Në të ardhmen bashkëpunimi mbetet i hapur dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten për përputhen e përshtaten me LDK-në. Në këtë fazë ne po flasim për rolin e presidentes dhe presidentja bëhet jo politike jo partiake kur ta merr këtë rol kushtetues dhe vepron konform rregullave kushtetuese dhe përtej saj, që të trajtojë barabartë të gjithë akterët politik në vende e sidomos opozitën”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit