UEFA ka vendosur që një përqindje e vogël e tifozëve të kthehen në tribuna, kjo pas masave lehtësuese për pandeminë Covid-19.
Pra, tifozëve të skuadrës vendase do t’u lejohet prania në stadiume ndërsa atyre mysafirë jo, shkruan IndeksOnline
Kështu, tifozët maqedonë mund të jenë të pranishëm me 8 tetor në takimin ndaj Kosovës që zhvillohet në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.
Kujtojmë se Kosova në 5 ndeshjet e zhvilluara, ka 4 humbje, 1 barazimi dhe asnjë fitore.